Balluku zbulon kur përfundojnë plotësisht punimet te tuneli i Llogarasë dhe 3 akse kombëtare

Katër akse kombëtare ku do të investohet parashikohet që të përfundojnë dhe të jenë plotësisht funksionale brenda 2-3 viteve.

Një ndër to është edhe tuneli i Llogarasë, për të cilën ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan deklaroi se në fund të vitit 2024 do të jetë operativ.

Të lidhura

None found

Po kështu, edhe 3 akse të tjera kombëtare parashikohet që të jenë tërësisht gati 2 vite pas fillimit të punimeve.

Blendi Fevziu: Tuneli i Llogarasë, në cilën kohë mund të jetë operativ?

Ministrja Belinda Balluku: Tuneli i Llogarasë do të jetë operativ në fund të vitit 2024.

Blendi Fevziu: Pra, rreth 2 vjet nga sot do të jetë operativ për trafikun?

Ministrja Belinda Balluku: Kështu thotë kontrata, mund të jetë më shpejt.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, lidhja e Thumanës, pra zonës ku mbaron autostrada që shkon në drejtim me Kasharin, kur do jetë operativ?

Ministrja Belinda Balluku: Duhet të jetë për 20 muaj nga sot.

Blendi Fevziu: Po Qukës – Qafë Plloça?

Ministrja Belinda Balluku: Qukës – Qafë Plloça ka patur projektin gati por ka pasur problemin e financimit i cili është zgjidhur para 2 muajsh dhe tani ka rifilluar puna atje. Koha kontraktuale është 18 muaj.

Blendi Fevziu: Po Elbasan – Qafë Thanë?

Ministrja Belinda Balluku: 24 muaj dhe është lidhur kontrata 3 ditë më parë, kështu që 2 vite nga ky momenti. Jo për segmentin e parë, segmenti i dytë hapet për 2 muaj dhe të gjitha kanë 24 muaj kohë. Kështu që, maksimumi në 3 vite duhet mbyllur i gjithë segmenti./tvklan


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş