Nga të dhënat e censusit 2024 u mësua se në 12% të shtëpive të banueshme os enë 91 mijë prej tyre jeton vetëm një person.
Pikërisht këtë fakt zyrtar ka komentuar sot Klevis Balliu, Sekretar Organizativ i PD, i cili e sheh si pasojë e shpopullimit të vendit nga qeveria.
“Shpopullimi nuk është rastësi, por një projekt antishqiptar, të cilin e ka pasur ëndërr, për ta realizuar cdo armik i kombit tonë me në krye Serbinë.
Këtë akt kriminal, që do të duhej të dënohej si krim ndaj njerëzimit, po e kryen Edi Rama.
Sot 12% e shtëpive në Shqipëri banohen nga vetëm një person në shumicë këta banorë janë mbi 65 vjec, ndërsa 202 mijë banesa të tjera jetohen nga vetëm 2 persona.
Rama ka arritur të zhvendosë edhe strukturën tradicionale të familjes. Përpara qeverisjes së tij, familja shqiptare, si njësi familje në censusin e vitit 2011 ishte 3.9 anëtarë , ndërsa sot është 3.2 anëtarë sipas censusit te 2023-shit.
Një fakt tjetër dramatik është plakja e popullsisë, si rjedhojë e emigrimit. Sipas censusit te 2023-shit , 1 në 5 individë është mbi 65 vjeç.
Përpara qeverisë Rama sipas censit të 2011 – shit vetëm 1 në 9 individ ishte mbi 65vjeç, dhe në atë kohë lindshmëria ishte më e lartë se sot.”, shprehet Klevis Balliu.