Balliu: Basha e ka marrë vendimin për përjashtimin e Berishës para zgjedhjeve në parti

Deputeti i PD-së Klevis Balliu është shprehur në studion e “Opinion” se Lulzim Basha e ka marrë vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, para zgjedhjeve të mbajtura brenda partisë.

Balliu më tej tha se, Basha e mbajti të fshehtë vendimin që të fitonte zgjedhjet në parti, pasi pa Berishën nuk do kishte mundur të merrte drejtimin e qeverisë.

“Ky vendim është marrë më përpara, por nuk e deklaroi se donte të fitonte zgjedhjet brenda partisë. Ky është fakt. Se pa Sali Berishën nuk i fitonte zgjedhjet në parti, e përqafonte dhe mbajti fshehur vendimin. Nga pikpëpamja morale është një shëmti e niveleve të larta. More një vendim, por ky vendim e ka ndihmuar PD. Skenari një është do mblidhen firmat, do mblidhet Kuvendi do votohet. Ky ka hequr referendumin në parti,” tha Balliu./albeu.com