Ministri i Brendshëm Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me strukturat e Policisë në Tiranës.
Gjatë fjalës së tij në takim, Balla tha se revolucini digjital në Policinë e Shtetit duhet të ccohet përpara me ritëm të lartë. Më tej, Balla u shpreh se revolucioni Digjital në Policinë e Shtetit duhet të çohet përpara me një ritëm dhe efikasitet shumë më të lartë. Policimi në Komunitet, sipas tij, duhet të ngrihet në një nivel krejtësisht të ri, me fokus shqetësimin qytetar, të cilat janë jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, por janë edhe partnerët e pazëvendësueshëm.
“Revolucioni Digjital në Policinë e Shtetit do të duhet të çohet përpara me një ritëm dhe efikasitet shumë më të lartë se deri tani dhe Komisariati Digjital do të marrë një peshë dhe rëndësi të dorës së parë. Ai aplikacion duhet të jetë porta ku çdo qytetar jo vetëm mund të hyjë nga çdo “smartfon” apo kompjuter, por edhe të marrë përgjigje të shpejtë, jo vetëm me fjalë në të gjitha rastet, por edhe me vepra në çdo rast që ankesa është e drejtë”, theksoi Balla.
Ministri tërhoqi vëmendjen e Policisë për të bërë më shumë dhe rritur gamën e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve online.
“Në kohën kur qeveria po punon për të futur inteligjencën artificiale në platformën e-albania, në procesin e Integrimit Europian, në procesin e tenderimeve publike dhe të tjerë sektorë dhe kur dikastere të ndryshme kanë bërë kapërcime të mëdha në rrugën e Revolucionit Digjital, Policia e Shtetit nga një pararojë e digjitalizimit sot ka mbetur pas”, nënvizoi Balla./albeu.com/