Balla mban fjalën në Kuvend, deputetët e PD rrethojnë foltoren: Po intimidoni drejtësinë, pas datës 3 mars nuk do të jeni më kështu

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, tha në Kuvend se mocioni me debat që opozita kërkon me Ramën do të zhvillohet më 2 mars, pasi kryeministri ndodhet në Japoni.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, tha në Kuvend se mocioni me debat që opozita kërkon me Ramën në lidhje me ccështjen McGonigal do të zhvillohet më 2 mars, pasi aktualisht kryeministri ndodhet në Japoni.

Balla: Kuvendi i Shqipërisë lidhur me mocionin me debat ka marrë vendim. Rama do të jetë present në datën 2 mars. Më duket qesharake të mos pranoni të zhvillohet debate në datën 2 dhe ta doni sot, duke e ditur që Rama është në Japoni. Ky do të jetë një debat i gjatë.

Sakaq gjatë kohës që Balla mbante fjalën, deputetët e Partisë Demokartike kanë rrethuar foltoren. Menjëherë është afruara edhe Grada.

Pas kësaj Balla i ështtë drejtuar Luciano Boccit me ironi.

Balla u tha deputetëve te Pd-së pas datës 3 nuk do jenë më kështu, kur Gjykata të marrë një vendim për vulën e partisë.

“Po kjo ça është? Ulu se nuk më shohin kolegët… dukeni si kustodio të foltores, me vërtetë jeni përfaqësues të foltores, por foltorja është e të gjithëve jo vetëm e juaja. Thirrja ime sot, kjo shfaqe këtu s’ka të bëj fare as me debatin McGonigal, kjo lidhjet me përpjekjen e këtyre për të intimiduar drejtësinë. Nuk mendoj se është normale që Kuvendi të zhvillojë punimet me këtë qasje. Mësoni të bëni kërkesat, që për tju drejtuar byrosë, duhet të vini me një element shtesë, ne nuk jemi aspak të kënaqur të marrim vendime për përjashtim të kolegëve, por kur shkulet mikrofoni. Un nuk arrita të komunikoj me publikun, se kanë dal ca njerëz këtu që se dinë pse kanë dalë. Pas datës 3 nuk do jeni më kështu, Gjykata do marrë një vendim, problemet e brendshme të partisë suaj mos i sillni në sallë të Kuvendit”, tha Balla. 

/albeu.com/