Balla kërkon mandatin e tretë nga Elbasani: S’mund t’i lëmë punët përgjysmë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  ka qenë sot në Mengel të Elbasanit, reagoi me kritika ndaj Partisë Demokratike.

Sipas tij kjo forcë politike nuk mund t’i sjellë asnjë ndryshim vendit.

Balla deklaroi se forca e Partisë Socialiste qëndron tek njerëzit, tek ata qytetarë që i kanë besuar kësaj force politike të ardhmen e tyre.

Gjithashtu Balla, deklaroi se vota për kryeministrin në 25 prill do t’i japë atij mundësinë që të bëjë në Mengel të njëjtën punë që sipas Ballës ka bërë në çdo cep të Shqipërisë.

“Ne kemi punuar fort për të krijuar këtë besim, por kemi ende për të bërë sepse sfidat dhe angazhimet tona s’mund t’i lëmë përgjysmë. Çfarë mund t’i japë më gjithë Shqipëria Sali Berishës dhe Ilir Metës. Vota e 25 prilli është për ti dhënë mundësinë Edi Ramës që atë çfarë ka bërë në çdo cep të Shqipërisë ta bëjë edhe në Mengel të Elbasanit”, tha Balla. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 11:42