Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur i pikëlluar për aksidentin tragjik në Tepelenë, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë. Ai ka apeluar drejtuesit e mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe ka theksuar nevojën për rritjen e kontrollit policor për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.
“I pikëlluar për humbjen e katër jetëve dhe dy të plagosur në aksidentin tragjik të natës së sotme pranë Tepelenës. Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës. Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese”, shprehet ai.