Balla e drejton regjinë kështu? Andi Bushati “braktis” emisionin

Gazetari Andi Bushati ka “braktisur” emisionin “Open” mbrëmjen e sotme.

Në momentin që në lidhje me Skype u fut Taulant Balla, moderatorja e emisionit Eni Vasili tha se duhet të jepte kronikën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për ngjarjen në Elbasan.

Në këtë moment, Balla kundërshtoi dhe tha se nuk mund të jepte përgjigje e nuk ishte në atë lidhje për të dëgjuar Bardhin. Vasili tha më tej se nëse ai nuk donte, nuk do ta jepte kronikën, por do t’ia shpjegonte ajo fjalët e Bardhit. Balla kundërshtoi sërish, ndërsa Bushati nuk u përmbajt më.

Ai akuzoi drejtpërdrejt në studio se Balla po drejtonte regjinë e emisionin dhe se nuk kishte se çfarë të bënte më në atë emision. Bushati u ngrit dhe u largua.


Shtuar 21.04.2021 23:05