Balena vrasëse “Lolita” do të kthehet pas 50 vitesh në ujërat e Paqësorit (Video)

Balena vrasëse e njohur si Lolita, e cila prej dekadash performonte në një atraksion turistik në Majami, pritet të kthehet në habitatin e saj natyror, në Oqeanin Paqësor.

Ajo u mor nga oqeani në vitin 1970. Por pas një mosmarrëveshjeje të gjatë se kujt i përket Lolita, zyrtarë nga parti të ndryshme njoftuan një pakt për të kthyer Lolitën, në ujërat e shtëpisë së saj.

Orka nuk ka performuar që nga viti i kaluar, por qëndron në rezervuarin e saj, i cili është 24 m i gjatë dhe 10 m i gjerë.

Ajo mund të jetojë deri në 90 vite, të peshojë deri në 11 ton dhe të rritet deri në 9.7 m, sipas Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës./Albeu.com/


Shtuar 2.04.2023 13:19