Bajram Begaj u betua si President, OSBE: Presim bashkëpunim të ngushtë

Delegacioni i OSBE në Shqipëri ka uruar presidentin e Republikës, Bajram Begaj pas marrjes së detyrës si kryetar i Shtetit.

Begaj bëhet Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë teksa pak minuta më parë bëri betimin në Kuvend.

“Urimet më të mira për SH.T.Z. Bajram Begaj i cili sot nis mandatin e tij si President i Shqipërisë, institucioni i ngarkuar me përgjegjësinë e madhe për të ruajtur unitetin e popullit. OSBE në Shqipëria pret një bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë.” thuhet në mesazhin e urimit.