Kandidati i nxjerrë nga socialistët për Kreun e Shtetit, Bajram Begaj, ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve është miratuar që raporti për kandidatin për president të republikës, Bajram Begajn, të kalojë në seancën plenare që do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00.
Ndërkohë, deputetët që votuan kundër miratimit për kalimin e raportit në seancë plenare për kandidatin për president, Bajram Begajn ishin deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, si dhe deputetja e LSI, Erisa Xhixho.