Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë shtetërorë si ministrat, deputetët dhe punonjësit e administratës publike.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten e kaluar projektligjin për reformën e pagave në institucionet kushtetuese dhe administratën publike.
Ligji për rritjen e pagave të funksionarëve të lartë, si deputetët, ministrat dhe Presidenti, u miratua me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim dhe 5 nuk morën pjesë në votim.
Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%.
Por sa do të rritet paga e ministrave, deputetëve, presidentit dhe kryeministrit?
Presidenti nga 257.000 lekë në 425.000 lekë
Zv.Kryeministri 187.000 lekë 330.000 lekë
Kryetari i Kuvendit dhe kryeministri 229.000 lekë 393.125 lekë
Ministri 175.000 lekë 318.750 lekë
Deputeti 157.000 lekë 310.250 lekë
Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot./albeu.com/