Bajram Begaj dekreton emërimin e Blendi Gonxhes si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ditën e sotme, presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, presidenti ka dekretuar emërimin e Blendi Gonxhe, si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sakaq, Begaj ka dekretuar shkarkimin e Elva Margaritit nga ministria e Kulturës.

“Presidenti Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres  së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”.


Shtuar 12.01.2024 15:20