BABALE/ Shtyhet sërish gjyqi që do të vendosë fatin e Ervin Salianjit

Gjyqi që do të vendosë fatin e deputeti demokrat Ervin Salianji, në lidhje me çështjen Babale, është shtyrë sërish.

Shkak është bërë kërkesa e mbrojtësve të personave të pandehur në këtë proces për shtyrjen e seancës.

Po ashtu një nga anëtarët e trupit gjykues ka njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancën e njoftuar të mbahej ditën e sotme.

Nuk dihet ende se kur do të mbahet seanca e radhës.

Kujtohmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, për skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ. Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audio-përgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove./albeu.com