Babai rreh me sende të forta të birin në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar shtetasin M.K pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Sipas njoftimit të uniformave blu, shtetasi M.K dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, djalin e tij, shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë.

41 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 29.01.2024 11:26