Një ditë vere u kthye në fundin tragjik të jetës për dy vajza të mitura, vetëm 9 dhe 11 vjeçe, të cilat hynë në det për t’u larë pa e ditur se ato do të ishin çastet e tyre të fundit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes, më 19 qershor, në plazhin e Tales në Lezhë, ku dallgët i morën jetën dy fëmijëve, duke lënë pas dhimbje të madhe, lot dhe shumë pikëpyetje.
Të lidhura
None found
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, me autore dhe moderatore Evis Ahmeti, prindërit ndanë rrëfimin e tyre prekës për humbjen më të rëndë që mund të përjetojë një familje. Ata kanë edhe tre fëmijë të tjerë dhe jetojnë në kushte tepër të vështira ekonomike, përballë varfërisë ekstreme.
Të mbërthyer nga emocione të forta dhe një dhimbje që nuk shuhet, ata treguan për ditën që ua ndryshoi jetën përgjithmonë.
Bëhet fjalë për një histori që trondit dhe që fton për reflektim, por mbi të gjitha për një dramë njerëzore të dy fëmijëve që u larguan shumë herët nga kjo botë.
“Të miturat ishin vajza tezes. Vajza mu lut shumë atë ditë që të shkonte. Nuk e kisha lënë asnjëherë të ikte, ishte hera e parë.
Prindërit e 9-vjeçares, të miturës tjetër janë në shok. Vajzat hynë pa njoftuar, tezja e vajzës ishte me të.
Kur ndodhi isha në Durrës, më njoftuan se vajzat nuk janë mirë. Kunata ka qenë me burrin e saj”, tha ai.
Përveç dhimbjes së madhe që mbart, familja po përballet edhe me vështirësi të rënda ekonomike dhe me kushte të papërshtatshme jetese. Mes kësaj tragjedie, është bërë edhe një apel për ndihmë në mbështetje të tre fëmijëve të tjerë, që vazhdojnë jetën përballë sfidave të mëdha.
