Xhaxhai i 47-vjeçarit i cili mbeti i plagosur pasditen e sotme në Pogradec ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai thotë se nuk ishte prezent kur ndodhi ngjarja por gruaja e tij kishte dëgjuar të qara.
“Gruaja më tha çfarë ndodhi, dëgjoi që qanin aty. Erdhi ambulanca, e mori. Kur vajta unë, aty kishte njerëz. Ne i kemi kushërinj, janë të mirë. Nuk është gjë e mirë kjo që ndodhi, që të arrijë deri aty. Konflikte edhe mund të kenë pasur me njëri-tjetrin por ne nuk e dimë, nuk hymë në shtëpinë e tyre që t’i pyesim si i keni hallet kështu që… Sikurse thonë, djali kishte qenë i pirë dhe e kishte goditur të atin.” u shpreh xhaxhai i të plagosurit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme (24 korrik), në fshatin Stropckë të Pogradecit. Pas një konflikti për motive banale 47-vjeçari Përparim Shkullaku në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin 83-vjeçarin Agim Shkullaku ku ky i fundit ka marrë çiften duke e plagosur rëndë.
Agim Shkullaku është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që u sekuestrua edhe arma e gjahut. Ndërkohë i plagosuri është transportuar drejt Traumës me helikopter.