Babai përplas me makinë djalin 6-vjeçar në Korçë, detajet e para

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar.

Ndërkohë i mituri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/