Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij janë arrestuar në kuadër të operacionit “Raja” pasi ishin shpallur në kërkim. 45-vjeçari dhe djemtë’ Gjon dhe Aleks Markaj, përkatësisht 23 dhe 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë janë arrestuar pasi kanë plagosur rëndë me dashje një 44-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur që në korrrik, në aksin rrugor Lekbibaj-Fierzë, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Rajës”, ku babai me të binjtë pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë një 44-vjeçar.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Raja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”,kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Raja”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të datës 04.08.2021, të Gjykatës së Rrethit Tropojë, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje“, kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Rrjedhja e ngjarjes:
Më datë 30.07.2021, në aksin rrugor Lekbibaj-Fierzë, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Rajës”, këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasin P. Gj., 44 vjeç, banues në Fierzë. Gjithashtu, në bashkëpunim më njëri-tjetrin i kanë dëmtuar automjetin këtij shtetasi. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme./albeu.com