Djali 20-vjeçar i çiftit shqiptar ka dhënë një intervistë për mediat greke, disa orë pasi i ati vrau të ëmën. Ai ka bërë me dije se e ëma kishte shumë frikë dhe se sjellja agresive e të shoqit vazhdonte prej disa vitesh.
“Faji është edhe i yni, se nuk kishim marrë masat, ky ishte një gabim shumë i madh i yni, unë dhe mamaja folëm në përgjithësi, ajo punonte dy punë për të siguruar bukën e gojës dhe unë nuk isha këtu. Ajo bëri gjithçka për ne. Vetëm për fëmijët e saj. Ishte nëna perfekte. Më vjen keq për vëllezërit e motrat e mi, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të vazhdojmë”, tha djali i çiftit.
Por edhe pse Vladimir Beqiraj pretendon se është penduar për vrasjen, duke se nuk e ka menduar kështu, pasi ditën që qëlloi për vdekje me thikë gruan e tij, shkoi në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. E po ashtu, pretendoi para hetuesëve se e shoqja e kishte tradhëtuar ndaj dhe e kishte vrarë.
60-vjeçari dyshohet se ka abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, disa muaj më parë 56-vjeçarja e ka denoncuar në polici për rrahje. Megjithatë, gruaja fatkeqe ishte e bindur se burri i saj i larguar e kishte kapërcyer xhelozinë patologjike që kishte për të dhe kështu 56-vjeçari e priti në shtëpi.
E gjithë kjo deri dje, kur u kthye makthi për nënën e ndjerë. Gjatë një debati që çifti ka pasur, 60-vjeçari ka humbur kontrollin, ka rrahur rëndë 56-vjeçarin dhe ajo e ka denoncuar sërish. Pak orë më vonë ajo u gjet e pajetë nga thika që mbante 60-vjeçari, me të cilën ai arriti ta godiste dy herë në qafë dhe në gjoks./Protothema/albeu.com