Babai i 15 vjeçares së abuzuar në Mirditë: Tre të tjerëve s’u ka premtuar koha, nuk e kanë lënë për burrëni

Babai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga të paktën 5 persona në Tarazh të Mirditës, ka folur sot për mediat.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News 24” ai i ka kërkuar shtetit që të marrë masa për 3 personat e proceduar në gjendje të lirë, pasi u zbuluan se kishin pasur biseda me të miturën. Babai thotë se këtyre të fundit nuk u ka premtuar koha për të kryer abuzimin jo se kanë hequr dorë për burrëri.

Të lidhura

None found

Sa i takon shkollës ku është nxënëse vajza e abuzuar, babai shprehet: “Duan të fshihen. Nuk mbajnë përgjegjësi fare. Ka pasur psikologe por a ka kryer punë nuk di gjë. Vajza nuk i është drejtuar kurrë psikologes”.

I pyetur nëse është kërkuar ndërmjetësim nga babai i njërit prej abuzuesve, Artan Kaçorrit, i ati i vajzës së abuzuar tha se: “Nuk ka kërkuar ndërmjetësim. Nuk ka mundësi të vijë. I kërkojnë ndihmë shtetit të marrë masa, të mi largojë këta 3 djemtë, të mos i shikoj më në fshat. Të mos bej ndonjë gjë të pabërë”.

“Su ka premtuar koha. Nuk e kanë lënë për burrëni. Të marrë masa shteti, të mos bëjë ndonjë gjë tjetër”, tha ai.

Pak ditë më parë gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi, ndërsa për 17- vjeçarin me iniciale A.Gj. u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” me afat 30 ditë.

Në seancën me dyer të mbyllura 5 personat e dyshuar e kanë mohuar akuzën e ngritur ndaj tyre, duke deklaruar se nuk kanë abuzuar me të miturën.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan të martën nga Policia, pas denoncimit të një vajze 15- vjeçare, e cila pretendon se përmes shantazhit është përdhunuar nga këta 5 persona. Lidhur me ngjarjen e rëndë po hetohen edhe tre persona të cilat janë zbuluar se kanë pasur biseda telefonike me 15-vjeçaren.


Shtuar më 26.05.2021 13:34

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş