Baba Mondi mesazh për festën e Ashures/ Kryegjyshi botëror i Bektashinjve: Zoti i pranoftë lutjet për të mirën e njerëzimit

Besimtarët bektashianë alevianë të mërkurën do të kremtojnë përfundimin e ditëve të Matemit.

Me këtë rast Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj përcolli një mesazh për të gjithë besimtarët.

“Në emër të Zotit mëshirë madh e mëshirë shumë, për 10 ditë ne bota bektashiane aleviane mbajtëm zi për Qerbelanë për 72 dëshmorët e saj, me Imam Hysejnin në krye. Përkujtojmë sot Qerbelanë, dëshmorët e saj që luftuan për liri, paqe dhe emancipim të jetës njerëzore, që gruaja të kishte të drejtë të trajtohej njësoj si burri. Kjo ceremoni e ashures që ne do e shpërndajmë nesër është një mirënjohje për dëshmorët e Qerbelasë. Zoti i pranoftë lutjet, pranoftë gjithçka që bëhet për të mirën e njeriut. Zoti na bekoftë të gjithëve Amin”, ka thënë ai.

Festa e Ashures bëhet pas 10 ditëve të zisë për Imam Hysenin dhe dëshmorët e tjerë që luftuan për liri, për demokratizimin e jetës dhe emancipimin e shoqërisë njerëzore.


Shtuar 16.07.2024 17:58