Avokatja e Popullit raporton në Kuvend: 2022, vit rekord me ankesa nga qytetarët

Gjatë seancës në Kuvend, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, ka prezantuar raporton vjetor të 2022, për të Drejtat e Njeriut.

Ballanaca është shprehur se vitit që lamë pas ka pasnur një record ankesash dhe sipas saj shumë prej tyre janë zgjidhur pa nevojën për një rekomandim.

“Jam sot para jush për të prezantuar raportn për të Drejtat e Njeriut në vend për vitin 2022. Së pari falenderoj Kuvendin dhe Komisonet Parlamentare për bashkëpunimin gjatë mandatit tim në krye të Avokatit të Popullit. Ka pasur vështirësi, por e rëndësishme është që problematikat të adresohen. Momenti ideal për adresimin e të drejtave të njeriut është gjatë procesit të aderimit në BE. Pikëtisht në këtë kuadër do t’i kërkoja Kuvendit të kenë sa më shumë vëmendje në adresimin e problematikeva të të drejtave në Njeriut.

Kemi publikuar raporte dhe këtë vit kemi sjellë shumë raporte, prej të cilave mund të mësojmë shumë dhe mund të mësojmë politika të reja për trajtimin e qytetarëve. Ne jemi të ndërgjegjshëm se veprimtaria e Avokatit të Popullit, edhe nëse bëhet sic duhet, bie ndesh me politikën. Ne jemi zëri kritik, dhe nëse kritika është kontruktive, është pozitive sepse mund të marrim një vëmendje më të madhe nga shteti për qytetarët. Dy kolonat janë trajtimi i ankesave dhe promovimi dhe standardet ku ne duam të shkojmë, Vjet ka qenë një vit rekord për ankesat, me një numër total 6224 ankesa. Ne kemi kryes 1826 hetime administrative. Përtej kësaj morie hetimesh, kemi arritur që një numër shumë i madh rastesh të zgjidhen pa rekomandim, rreth 800 raste. Kemi adresuar 249 raporte me rekomandime”, tha Ballaca.