Avokati i Popullit kërkon që pronat e sekuestruara nga SPAK të shndërrohen në qendra për të moshuarit

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, zhvilloi sot një inspektim në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, me synimin për të verifikuar nga afër kushtet në të cilat jetojnë pensionistët dhe problematikat që shoqërojnë këtë shërbim në të gjithë vendin.

Në përfundim të vizitës, Shabani parashtroi një propozim të drejtpërdrejtë, duke kërkuar që pasuritë e konfiskuara nga SPAK të vihen menjëherë në funksion të qendrave të përkujdesjes për të moshuarit.

Të lidhura

None found

Sipas tij, nevoja për një zgjidhje të tillë është urgjente. Në Shqipëri funksionojnë vetëm 6 qendra publike rezidenciale për strehimin e të moshuarve, me një kapacitet prej 330 vendesh, ndërsa mbi 60 mijë të moshuar jetojnë vetëm.

Aktualisht, kërkesa për këto shërbime rezulton më e madhe sesa numri i vendeve të disponueshme.

Nga ana tjetër, shteti ka në pronësi 63 godina të konfiskuara nga krimi, mes tyre hotele, vila dhe apartamente.

“Vetëm këtë vit SPAK ka konfiskuar 2 milionë euro pasuri të krimit dhe korrupsionit. Institucionet publike mund t’i vënë këto prona dhe pasuri në shërbim të të moshuarve,”-tha Shabani.

Gjatë inspektimit, Avokati i Popullit evidentoi gjithashtu mungesë të personelit mjekësor dhe infermierëve, si edhe mungesë të ambienteve të trajtimit për të moshuarit që kanë probleme të rënda shëndetësore.


Shtuar 26.06.2026 12:28

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasinoroyalgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet