Avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë, raportohet për disa viktima (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë, është regjistruar në Florida, SHBA ku disa njerëz kanë humbur jetën, pasi një aeroplan i vogël u rrëzua mbi disa rulo në Clearwater, Florida.

Autoritetet thanë se pas rrëzimit të avionit katër rulotë, kanë shpërthyer në flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 me orën lokale, ndërsa zjarrfikësit kanë treguar se kur shkuan në vendin e ngjarjes e gjetën rulotën në flakë, ndërsa njëra prej tyre kishte brenda avionin e rrëzuar.

“Unë mund të konfirmoj se kemi disa viktima si nga avioni ashtu edhe brenda rulosë” tha shefi i zjarrfikëses Scott Ehlers më vonë, pa dhënë një numër të saktë se sa njerëz vdiqën.

Ende është e paqartë se sa persona kanë qenë në aeroplan.

“Të paktën tre rulo u dëmtuan nga zjarri”, tha Ehlers. “Përveç rulosë që u godit drejtpërdrejt, njerëzit në shtëpitë e tjera mundën të dilnin jashtë”, tha ai.

Një banor i Clearwater, Steven Ascari tha për CNN se shpërthimi tronditi banesën e tij.

“Dhe gjëja tjetër që dini se është parë një shtyllë gjigante tymi”, tha ai.

“Piloti i Beechcraft Bonanza V35, kishte raportuar një problem në motor përpara përplasjes“, tha Administrata Federale e Aviacionit.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojë përplasjen”, tha FAA. Avioni përfundimisht doli nga radari rreth 3 milje në veri të një piste dhe u rrëzua në Clearwater.


Shtuar 2.02.2024 10:41