Avioni i dyshimtë në Kelmend, Artan Hoxha: Erdhi bosh për t’u ngarkuar me drogë

Gazetari Artan Hoxha  në  “Opinion” ka dhënë disa detaje më shumë lidhur me një avion të vogël që u gjet sot në zonën e Kelmendit.

Hoxha ngriti dyshime se avioni ka pasur qëllim marrjen e një ngarkese narkotikësh, ndërsa u shpreh se në hapësirën territoriale të Shqipërisë nuk ka pasur asnjë të dhënë apo njoftim për hyrjen e këtij avioni.

“Avioni i fundit që ka rënë ka qenë në shtator 2015. Në rastin konkret kemi një avion që nuk ka asnjë shenjë identifikuese. Ky ishte një mjet që ka hyrë në territorin e Shqipërisë, është i paidentifikueshëm. Kur u raportua si ulje, në fakt ai ka ngecur në tentativë për ngritjen e detyrueshme.

Avioni ka ardhur bosh dhe në tentativën për t’u ngritur i ngarkuar nuk ka arritur. Të dhënat flasin për një avion që nuk mban pesha të mëdha; Maksimumin e vet bashkë me pilotin dhe karburantin e ka 400 kg. Dyshohet që vjen për narkotikët sepse në hapësirën territoriale të Shqipërisë nuk ka asnjë të dhënë për këtë avion. Ka ndodhur në kohën kur jemi në fazën e mbledhjes së kanabisit. Nuk ka ardhur kot ai”, tha Hoxha.


Shtuar 4.10.2021 22:59