“Autostrada e Vdekjes”, qindra mjete ruse “dergjen” të shkatërruara pranë Kharkivit (VIDEO)

Rusët janë duke avancuar pak në territorin ukrainas gjatë ditëve të fundit duke dhënë shenjat se përveç aftësive ushtarake, i mungojnë edhe mjetet bazë siç janë karburanti apo ushqimet për ushtarët, ndërkohë që po pësojnë edhe humbje të mëdha.

@abcnews.alAutostrada e Vdekjes”, qindar mjete ruse “dergjen” të shkatërruara pranë Kharkivit

♬ original sound – ABC NEWS

Një video e shpërndarë sëfundmi nga rruga kryesore që të fut për në qytetin e rrethuar të Kharkivit tregon numrin e madh të mjeteve ushtarake ruse të shkatërruara që kanë mbetur aty. Bëhet fjalër për tanke, blinda dhe mjete transporti që janë bombarduar nga forcat ukrainase.

Pamjet të kujtojnë “Autostradën e Vdekjes”, ku forcat aleate bombarduan trupat e Sadaim Huseinit teksa tërhiqeshin nga Kuvajti duke shkaktuar një kasaphanë ne njerëz dhe mjete ushtarake.