Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha sot se raportet se Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka marrë paralajmërime nga autoritetet izraelite për të evakuuar menjëherë spitalin Al Quds në Rripin e Gazës janë “shumë shqetësuese”.
“Raporti i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze për kërcënimet për evakuimin e spitalit Al-Quds në Gaza është shumë shqetësues,” shkroi Tedros Adhanom Ghebreyesus në Platformën X.
“Ne e përsërisim; është e pamundur të evakuohen spitalet plot me pacientë pa vënë jetën e tyre në rrezik”.