Mëngjesin e sotëm, një makinë e Repartit Ushtarak të Vaut të Dejës, është përplasur me një autobot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë përplasur një automjet i Forcave të Armatosura dhe një autobot.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57-vjeçe, E. Q., 23-vjeç, J. B., 28-vjeç, D. L., 29-vjeç dhe D. K., 27-vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57-vjeçe, E. Q., 23-vjeç, J. B., 28-vjeç, D. L., 29-vjeç dhe D. K., 27-vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i Repartit Ushtarak, ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.