Autobusit i plas goma në ecje, kalimtarja përfundon e plagosur në spital

Një kalimtare ka mbetur e plagosur si pasoje e plasjes së gomës së një autobusi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ndërsa kalimtarja ishte rastësisht pranë vendit të ngjarjes.

Të lidhura

None found

Si pasojë ajo ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 15:40, në rrugën e Kavajës, ka plasur goma e një autobusi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”, thotë policia.


Shtuar 15.05.2021 17:22