Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin që ndodhi sot në Tiranë, në të cili u përfshinë një autobus i transportit publik dhe disa automjete.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur 3 persona tëplagosur, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve.
Autobusët e flotës “Green Line”, të cilët kryejnë transportin e qytetarëve të Tiranës përgjatë Unazës së Vogël, u prezantuan një vit më parë dhe kanë shkaktuar jo pak probleme në qytet.
Sipas ekstrakteve në QKB, kjo kompani është regjistruar në emër të “CFO Farma” e cila është në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.