Audio e 21 janarit, Berisha e mohon sërish: Ardi Veliu ka një teknikë të krijimit të zërit

Kreu i Partisë Demokartike Sali Berisha ka reaguar sërisg në lishje me audion e 21 janarit, ku Garda dëgjohet duke dhënë dhe marrë urdhra për të vrarë protestues.

Berisha e cilësoi të gjithën një krijim i ish-kreut të Policisë Ardi Veliut, ndërsa shtoi se sot ka teknika që mund të krijojnë zërin e kujtdo.

Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën, duke thënë se i përdor të ndjerët e protestës vetëm për qëllime politike, pasi sipas tij hetimi nuk ka pasur pengesa.

“U tha që është audio pa e dëgjuar publiku. Ai është një transkript që shkruhet si të duash. Pse Ardi Veliu ka një teknikë të krijimit të zërit, a doni t’ua jap këtu? Duket se zëri nuk u ka dalë dot, se gjë më qesharake se të paraqesësh atë. Të thonë që ka audio kur nuk ka zë është e turpshme. Kur të dalë nuk ka asnjë kredibilitet më, sepse duhet të dilte me transkriptin. Krijohet zëri i kujt të duash. Zëri që ti nuk e dikton dot, sot ka teknika. Do thuash pse Ardi Veliu, dy skena të keni parasysh. Anila Hoxha po ndiqte një herë një zhvillim te Mali me gropa dhe desh e hodhi polici te gremina, kujtoni kur u kap Klement Balili, ky që servirte shkrimin për audio raportonte nga makina e tij takimin e Veliut me Balilin. Ky është një njeri i shumë përdorur. Nëse e ke zërin e merr e dërgon në SPAK, ministri çfarë tha. SPAK të verifikojë është apo jo e vërtetë. E kuptoni ju ku është ky? Jam pro për çdo hetim, nuk ka pasur pengesa, po këtyre u duhen të ndjerët kur u leverdisin për qëllime politike. Personi që ka fshirë serverin e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë të pafajshëm”, tha Berisha. /albeu.com


Shtuar 26.01.2023 23:08