“Audi” u fut në parakalim të gabuar, dalin pamjet nga aksidenti me 4 të plagosur rëndë (VIDEO)

Kanë dalë pamjet nga aksidenti i ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Një “Audi” me targa të Kosovës dhe një “Mitsubish” me targa të Greqisë u përplasën “kokë më kokë”.

Sipas burimeve, kjo dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar të Audit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/