Pierre-Emerick Aubameyang dje i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe sot është vënë menjëherë në dispozicion të teknikut Xavi.
Siç raporton ‘Sport’, sulmuesi gabonez ka qenë i pranishëm në stërvitjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë njohjen e bashkëlojtarëve të rinj.
Tashmë ish-lojtari i Arsenalit ka marrë dritën jeshile nga Londra dhe së shpejti do të shpallet si lojtari i ri i Barcelonës./ h.ll/albeu.com
? Aubameyang se entrena ya con el Barça pic.twitter.com/znH7fdRLwv
— Diario SPORT (@sport) February 1, 2022