Këngëtarët shumë të dashur për publikun, Frederik Ndoci dhe Elsida Sinaj, kanë ‘ndezur’ atmosferën në Shkodër.
Të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku Benet Beci, me zonjën e tij, të cilët janë ‘rrëmbyer’ nga atmosfera e krijuar dhe kanë vallëzuar bashkë në shesh me qytetarët e tjerë.
Video është shpërndarë nga kryebashkiaku Beci, duke e shoqëruar edhe me komentin:“Me këtë super atmosferë që ofron Shkodra, ju uroj një natë të qetë!”.