SPAK ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 11 të tjerë, të përfshirë në abuzime me tendera.
Ndaj ish-kryebashkiakut rëndon akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Ndërkohë, vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” rëndon ndaj Enkeleda Lleshit, Rubin Kolës, Arsen Gjokës, Leonard Daçit, Kujtim Zogut dhe Denis Xholit. SPAK ka provuar se Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”. Tenderi kapte vlerën e 322 milionë e 439 mijë lekë.
Lefter Alla ka qenë nën survejimin e policisë dhe më pas të SPAK-ut sapo është hapur hetimi për shkeljen e barazizë në tender. Kryebashkiaku i Bulqizës, së bashku me vartësit e tij, kanë përpiluar letrat me qëllim që tenderin ta fitonte bashkimi i kompanive “BOE EGLAND& BE-IS”. Më pas punimet do t’i kryente kompania “2AF ALBANIA” GROUP, e cila do të merrte edhe shumën e përcaktuar nga buxheti i Bashkisë. Kjo e fundit administrohej nga Aqif Konesha.
Në dosjen voluminoze të përgjimeve të siguruar nga Tch, rezulton se ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla komunikon përmes tre chat-eve të përbashkëta me Erion Isakun dhe komunikimet mes tyre janë të shpeshta, duke filluar nga data 8 qershor 2022 deri me 24 shkurt 2023. Po ashtu nga kqyrja e aplikacionit Signal, vërehet se këta shtetas kanë komunikim edhe në këtë aplikacion, ku flasin e komunikojnë edhe me palë të treta.
Lefter Alla: A u more vesh me atë se më hutoi ky Aqifi.
Erion Isaku: Nesër në mëngjes. Po vij me Dushin të pimë një kafe.
Erion Isaku: Ke plusi jemi të vijmë të takojmë në Bulqizë. Dushi kishte diçka për të thënë kur të mbarosh na bëj një tel.
(Më vonë e merr në Signal)
Erion Isaku: Kur do e pimë një kafe se jam me Dushin.
Lefter Alla: Ma vonë se ikëm në Ostren se vjen nesër Bela. Të marrë në telefon.
Lefter Alla: Dushi s’ka më gjë me sa shoh. A t’ja çosh një gjë. I kam unë
Erion Isaku: Po ia dërgoj të premten, vetëm jepja ti.
…….
Lefter Alla: Kur do hedhim rrugët Vajkal
Erion Isaku: Takohemi janë hedh.
Lefter Alla: Se jemi mbledhje.
Erion Isaku: Me datë 27 mars hapet
Lefter Alla: Kur është tederi? Ok super, T’u them pra
Erion Isaku: Ja ta shoh fiks datën. 1 minutë
Erion Isaku: Po Po fiks me dt.27
Bisedë e datës 18.02.2022, në të cilën Lefter Alla telefonon Aqif Koneshën:
Lefter Alla: Mirëmëngjes
Aqif Kornesha: Mirëmëngjes, he mor ça bo?
Lefter Alla: Ku je?
Aqif Kornesha: T’u la makinën
Lefter Alla : Ta kishe mor more, se mo nai morin ato shtyllat, boje një llaf me atë Drejtorin e Burrelit.
Komunikim mes Enkeleda Lleshit juristja e Bashkisë dhe Aqif Koneshën.
Aqif Konesha: Alo
Enkeleda Lleshi: Çfarë bën, si je? Te lutem futu pak te Ëhatsapp-i se do të pyes diçka?
Aqif Konesha: Po po.
…….
Enkeleda Lleshi: Ku je? A je larg?
Aqif Konesha: Në Klos
Enkeleda Lleshi: Po kryetari më ka sjellë dhe një dosje tjetër dhe më tha merru me Aqifin ti, cilën duhet të kalojmë ne e cilën jo se mi ka ndërruar pesëqind herë. Po kur mund te vish këtej ti?
Aqif Konesha: Te hënën a te martën i bie
Enkeleda Lleshi: Ta mbaj unë dosjen atëherë
Bisedat e Arsen Gjokës me Rubin Kolën:
Arsen Gjoka: Çfarë, direkt e bëjnë po në vlerë minimale këta mo
Rubin Kola: Shkencëtar
Aqif Konesha: Do marrin mbikqyrje veç a kto. Paskan n’vler min fiksu, godit mkan kta veç. Vlerën se dinë, n’sy s’bien fare.
Rubin Kola:- Ike ti?
Aqif Konesha: Po jam pse kishe në kafe ca
Rubin Kola: Po, i hoqa unë
Arsen Gjoka: Ok. Unë atë e mbylla, asaj tjetrës ekstraktet tashi t’shoh.
Arsen Gjoka: Hapim do sot e këtë internetit te
Rubin Kola: uuu po
Arsen Gjoka: Sot e bëjmë vlerësimin, apo nesër
Arsen Gjoka: (i dërgon një material në formatin “jpg”, por nuk hapet pasi është
fshirë dhe nuk është rikuperuar)
Arsen Gjoka: Këtë, pranohet a? Është fondi sa limit.
Komunikimet e Arsen Gjokës me Erion Isakun:
Erion Isaku: Më dërgo pak emalin
Arsen Gjoka: arsen_gjoka@….
Arsen Gjoka: Situacion nr.2 Curri.pdf
Arsen Gjoka: Situacion Nr 1 Curri shpkpdf
Arsen Gjoka: Fatura Curri Shok.pdf
Arsen Gjoka: Fatura CURRI2pdf
Erion Isaku: Faleminderit
Erion Isaku: Mos më harro atë të lutem
Erion Isaku: Më dërgo pak situacionet e Currit mos harro
Arsen Gjoka: Ok se t’i sjell tashi se paskam haru pz.
Arsen Gjoka: Ti dërgova në email
Arsen Goka: Mgjesi. A fole për punën e shpisë me atë Durimen, si e le.
Biseda mes Erion Isakut dhe personit të regjistruar me emrin Denis:
Erion Isaku: Edhe një ujësjellës me kismet do bëhet
Denis: Ambasada apo shoqata e Katarit
Erion Isaku: Edhe një VKM që kanë për Miratim
Erion Isaku: Shoqatë është G.Mara
Denis: Ja me atë del me humbie
Denis: Larg më mirë
Erion Isaku: Po ai e ka. I kam thënë Julit
Denis: Thash mos ka hy Eljoni
Erion Isaku: Jo Jo
Denis: Large me atë s’ia vlen
Denis: Shife ore shife se qiratë janë mirë nëntë pse me e lënë kot
Erion Isaku: Ok
Denis: Endri çfarë ka bërë
Erion Isaku: Hiç mire
Denis: Ok shoku
Erion Isaku: Nga janari me duket do vije andej
Denis: Po t’i kisha hap një firmë të faturonte ca meqë e kemi edhe mundësinë. Tani ta provojmë nihere.
Erion Isaku: Po shumë mire ok, Deno se flasim.
Erion Isaku: Po nuk e di se ai thotë s’ja kam mbyll as dosjen dhe nuk e di çfarë do bëjë, vetëm më thotë po po do merremi vesh.
Denis: Vari l*sht me të futme gjithanej.
Erion Isaku: Kaq, por jo që si ka pagujt.
Denis: Ma ço pak numrin e Leferit
Erion Isaku: 068 40….
Denisi: (I dërgon një screenshot të një mesazhi me personin e regjistruar si Lefter Alla)
Denis: Më duhet llogaria e auditit se duhet me i pa. Ore ky su ka dhënë kurgja se ata qekan fut ne detaje.
Erion Isaku: S’di gjë pz. Ky thotë jam marr me të madhin.
……
Denis: Çfarë ke bërë ndonjë gjë
Erion Isaku: Hiç prz
Denis: A je t’u kap ndonjë punë andej.
Erion Isaku: Po mirë. Ato që kam bërë proj po marrim, hajt mo
Denis: Se këtej kemi ngel pa leke hahahah.
Erion Isaku: Te pakten kalojmë
Denis: Po lene me se s’jane lek ato
Erion Isaku: Por tani kam fillu me zbatimin;
Denis: Ndertimi
Erion Isaku: Po ma jep naj gje ky
Erion Isaku: Edhe kuptohet i jap
Denis: A s’kemi nxjerr ndonjë fond se bashkia s’ka lek.
Denis: Ore për vete jo per musen hahaha
Erion Isaku: Hahah
Denis: A ke fol me Julian per super ne kav
Erion Isaku: Po kam fol. Më tha që po.
Denis: A e pe projektin n’fund si t’duket
Erion Isaku: Ai eshte super
Denis: Çfarë me tha Juli per çfarë ujesjellësi, Katari apo s’ke lef gjë thuaj.
Erion Isaku: Në fillim të janarit.
………
Denis: Ore a nuk i mbaruat punë Erionit në Burrel o shok, po e keni blloku ore, Qifja si ka dhënë akoma edhe ne Burrel shife njëherë mos e le pas dore se aq takat ka
Erion Isaku: Si je mo
Denis: Mire kalojmë ecim para do e takoj do i them, se nuk di gjë. Se nuk e kam takuar këtë kohë
Denis: Po a nuk është puna jote ajo
Erion Isaku: Do flas edhe do të them
Erion Isaku: Jo
Denis: Është e Qifes po nejse shihe se Erioni e di qe është e jotja.
Erion Isaku: Po jo ore prz s’di gjë, do e marr Erionin nesër në telefon
Denis: Po mirë, me llafe s’ka lidhje, llafet njëlloj janë. Po t’i jep lekët, akoma s’ia ka dhënë lekët e qendrës
Erion Isaku: Ore po te them që nuk kam bere pazar me Erionin, ka fol me Aqifin.
Denis: Ok ok fol me Qifen, çfarë do bëjë se unë s’e kap dot
Erion Isaku: Po nuk ka tel kur ta takoj do i them
Denis: Ok ok kur kam ik në Amerikë më the që do ju jap ca lekë çunave por meqë nuk je ti thuaji Qifes t’i jep lekët se se ka ortak Erionin ai ose te me shkruaj mos t’bëhem i keq kot tani.
Erion Isaku: Po i pate thënë atij t’ju bëjë një pagesë thjesht për punën, Por jo që unë jam ortak me të, se nuk i dilet llogaria atij. Edhe nuk mora pjesë në kafen
Denis: Atij është për t’ia q* ato rob se është bërë llome krejt
Erion Isaku: Ti në Shqipëri ishe edhe të thash si ishte puna
Denis: Hajd se ju jap një dorë unë si ta duan.
Erion Isaku: Po ti më kërkon mua llogari sikur unë ndaj lekët me të. /TCH