Atentati në Vlorë i ngjashëm me ngjarjen kriminale në Fushë-Krujë, çfarë dyshohet për grupin e autorëve

Disa detaje të reja kanë dalë nga atentati i djeshëm në Panaja të Vlorës ku mbetën të vdekur Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Sipas burimeve nga policia, ka dyshime që grupi i cili ka kryer vrasjen e djeshme të jetë i njëjti i cili kreu dhe ekzekutimin në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Bëhet fjalë për vrasës me pagesë të mirëtrajnuar, të cilët veprojnë me të njëjtën mënyrë, ndjekin viktimat, pasi i afrohen paralel, hapin zjarr në lëvizje, dhe pasi makina e viktimave ndalon, atehërë vrasësit ulen nga automjeti i tyre dhe qëllojnë sërish për t’u siguruar që objektivi ka humbur jetën.

Pra këta lloj ekzekutoresh, qëndrojnë për rreth 2 minuta në vendngjarje, derisa përfundojnë misionin, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes për të djegur automjetitn. Grupi i vrasësve me pagesë, dyshohet të jenë nga një qytet i jugut./albeu.com


Shtuar 19.08.2022 10:20