Atentati në Shkodër, zbardhet dëshmia e dy të plagosurve

Është zbardhur dëshmia e dy të plagosurve Gjergj Ndershtiqaj 28-vjeç dhe kunati i tij, Gjin Nika, 30-vjeç nga atentati i mbrëmjes së djeshme  në Shkodër.

“Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës. Dëshmia e të plagosurve pas marrjes ne pyetje te të plagosurve”,- kanë dëshmuar ato.

Gjergj Ndershtiqaj, student në Akademinë e Sigurisë, është vëllai i Marjan Ndershtiqaj drejtor i DRSHTRR në Shkodër.

Policia e Shkodrës, ka shoqëruar 20 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ka gjetur në vendin e ngjarjes më se 80 gëzhoja automatiku, të cilët janë përdorur nga autorët.

Sipas dëshmive, mësohet se kanë qenë 4 autorë, 3 nga të cilët kanë qëlluar në drejtim të të rinjve.


Shtuar 13.03.2024 09:02