Nga të shtënat në Milot kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Bëhet fjalë për Klevis (Klisman) Preçi dhe biznesmenin Ylli Brahimi.
Mësohet të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë për të zbardhur krimin. Dinamika dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.
Kjo ngjarje e rëndë vjen pas asaj të regjistruar disa ditë në parë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë 3 persona.
Viktimat ishin Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha./albeu.com