Atentati në Athinë, rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë një tjetër shqiptar

Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur në një lokal në Greqi ku si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona dhe një grua ka mbetur e plagosur.

Fillimisht mediat greke kanë raportuar për një të vdekur pronarin e lokalit me origjinë shqiptare më pas bilanci është rënduar duke shkruar në dy.

Mësohet se shqiptari i dytë ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit pasi nuk ka mundur t’ i mbijetojë plagëve të marra.

Si ndodhi sulmi?

Sipas informacioneve të para nga burime policore, pak pas orës 21:30, një burrë i veshur me maskë kirurgjikale është shfaqur papritur para kafenesë dhe ka nisur të qëllojë objektivave të tij

Ai u largua menjëherë pas atentatit të kryer ndaj shqiptarëve.

Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa zona e gjerë mbetet e rrethuar./albeu.com


Shtuar 18.12.2022 22:26

Tags: ,