Atentati ndaj pronarit të shkollës “Wilson”, Prokuroria kërkon burg për autorin

Prokuroria e Tiranës kërkon lënien në burg të Skerdi Tasi, 31-vjecarit të arrestuar si autori i dyshuar i të shtënave në drejtim të makinës së Lulzim Mashës, pronarit të shkollës “Wilson”.

Sipas dëshmisë së dhënë para hetuesve, Tasi pretendon se nuk e njeh Mashën dhe gjithçka ka qenë gabimisht.

I riu pretendon se i është dukur sikur në atë makinë po udhëtonte një person tjetër me të cilin ai ka pasur konflikt më parë. Pasi ka parë që nuk ishte ai shtetas, më pas është larguar në këmbë dhe ka fshehur armën në xhup./albeu.com