Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i rëndë në Lushnje mbrëmjen e djeshme, ku u vra një biznesmen dhe u plagosën 5 persona.
Viktima nga ky atentat mbeti shtetasi Bledar Muça, biznesmen i njohur në Lushnje si dhe pronar i lokalit ku ndodhi atentati.
Burimet bëjnë me dije se Muça çdo darkë ulej gjithmonë në të njëjtën tavolinë në trotuarin e lokalit.
Por pavarësisht biznesve të mëdha në qytetin e Lushnjes, viktima njihet si shtetas jo problematik.
Për këtë arsye dyshohet se objektiv i këtij atentati nuk ka qënë viktima, por kunati i tij, Judin Velo i cili po lufton për jetën në spital.
Dyshohet se në automjet ishin tre autorë, njëri në drejtim të mjetit dhe dy të tjerë si pasagjerë.
Atentati në lokalin e viktimës:
Atentati u krye nga persona të paidentifikuar, në zonën e Pedonales në Lushnje. Atentati dyshohet se kishte në shënjestër Bledar Muçën, 40-vjeçar, i cili mbeti i vdekur në vend.
Autorët qëlluan me breshëri ndaj viktimës në lokalin që ishte në pronësi të tij, duke lënë të plagosur të paktën dhe 5 persona të tjerë, Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa, 25 vjeç, Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli, 26 vjeçe, dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe.
Viktima është biznesmen i njohur në Lushnje me disa biznese të regjistruara por nuk njihet si njeri problematik.
Pas atentatit, autorët i kanë vënë flakën makinës “Golf” bashkë me dy kallashnikovë, të cilët janë përdorur për vrasjen. /albeu.com/