Një dorezë gjysmë e djegur që u përdor nga autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet është prova më e fortë që hetuesit kanë në duar për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë.
Pas krimit, autori që lëvizte me një motorr e dogji atë një nga tunelet që zonën e Kombintatit dhe duke qenë se ekzekutori kishte përdorur doreza, në motomjet nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve.
Por, në njërën nga dorezat që ishte gjysmë e djegur, u zbulua material biologjik dhe prej tij është përftuar një profil ADN i gatshëm për krahasim.
Burime pranë grupit të hetimit thanë për News 24 se është kërkuar krahasimi i këtij profile me bazën e të dhënave të ADN-së pranë interpolit. Nëse rezulton i përputhshëm me ndonjë nga profilet e të skeduarve më herët për krime të tjera, prokuroria mund të ketë të dyshuarin e parë.
Hetuesit po ashtu konfirmojnë se vendim gjykate është vendosur që profili i ADN-së së përftuar të krahasohet me atë të nënës se vëllezërve nga Përmeti, të cilët kanë patur konflikte me biznesmenin e vrarë për shkak të shitjes së një prone nga babai i tyre në emër të Bujar Nasufit.
Të dy vëllezërit janë të skeduar në Spanjë në aktivitetin e trafikut të kokainës dhe prokuroria po heton për implikimin e tyre në këtë ngjarje të rëndë.
Bujar Nasufi u qëllua për vdekje pranë banesës së tij në sytë e gruas. Ai po parkonte makinën kur një person u afrua pranë tij dhe e ekzekutoi më disa plumba.
Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria është duke hetuar në disa pista, por e vetmja shpresë që mund ti afrohet të paktën emrit të ekzekutorit është prova e ADN-së që kanë prej tij.