Atentati me eksploziv në Vlorë, vjen reagimi i policisë (VIDEO)

Policia e Vlorës ka dhënë informacion në lidhje me shpërthimin me eksploziv që ka ndodhur pasditen e sotme pranë Lungomares së qytetit në Vlorë.

“Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10,  në lagjen “10 Korriku”,  jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./albeu.com/