Pak minuta më parë një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin tonë, këtë herë në qytetin e Vlorës, ku dy të rinjë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një atentati.
Policia njofton se autorët kanë lëvizuar me një mjet tip “BMW” pa targa, e cila është gjetur djegur dhe gjithashtu janë gjetur edhe 3 armë zjarri automatikë.
“Blutë” kanë ngritur disa pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.
Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve./albeu.com