Athina u trondit nga një antenat mafioz të dielën, ku mbeti i vdekur një shqiptar, dhe u plagos një tjetër. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, zbardh detaje për të plagosurin, Edi Lulo, i cili rezulton se identiteti i tij i vërtetë është Etmond Hysa.
46-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin Kat të Athinës, në gjendje të rëndë. Mësohet se Hysa ka marrë dy plagë, një në kokë dhe një në këmbë.
Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro.
Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.
Burime policore thanë se plagosuri i një dite para atentatit ka hyrë në Greqi nga Gjermania dhe jo nga Dubai. Dyshohet te Hysa është vrasës me pagesë dhe se ai ishte objektivi i sulmit. Deri tani autoritetet greke nuk kanë ngritur akuza. Me gjasa do të akuzohet vetëm për përdorim të kartës së identitetit që iu gjet në trup dhe që ishte e falsifikuar sipas policisë.
Viktimë nga atentati mbeti shtetasi Irakli Davella.