Policia e Tiranës ka përmbledhur ngjarjet e fundit penale në kryeqytet duke deklaruar se janë vënë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu mësohet se një atentat ka ndodhur në zonën e Lundrës ku persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë ndalimin e shtetasit G. Z., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 5 vjedhjes të tjera në Qarkun e Tiranës.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
- T., 29 vjeç, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij ;
- D., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. R., 27 vjeç, pasi u kap duke vjedhur kabujt të paisjeve elektrike në banesën e shtetasit F. P.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë egzekutimi i urdhërit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
- H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
- Sh., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
- Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
- Më datë 18.05.2021, rreth orës 00:15, në rrugën “Joklin Persi”, Astir, në banesë, është vetëvarur shtetasi B. A., 30 vjeç. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve rezulton se ky shtetas prej kohësh kurohej nga depresioni.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.