Atentat në Kamzë, gjendet i vrarë me armë zjarri brenda makinës 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine me targa të huaja në Kodër-Kamzë.

Sipas burimeve për albeu.com personi në fjalë dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja./albeu.com/


Shtuar 23.12.2021 20:42