Që prej mbarimit të sezonit dhe shkëputjes nga emisioni I saj I përditshëm në televizion, Rudina Magjistari po shijon në maksimum verën e këtij viti. Ajo ka qenë mjaft aktive në Instagram ku publikon herë pas here foto dhe rrallë ndonjë me bashkëshortin apo vajzën.
Por së fundmi një foto e saj ka bindur ndjekësit se moderatorja është shtatzënë për herë të dytë.
Më sak ka qenë mbishkrimi i fotos që ka ngritur dyshime.
“Ata ishin 4 ▫️Nese kjo fjali ju thote diçka, atehere jeni ne profilin e duhur”, shkruan Rudina Magjistari teksa ka publikuar 4 foto të saj.
Por menjëherë ajo është pyetur nga ndjekësit nëse është në pritje të ëmbël, madje disa prej tyre nisur nga fjalia “Ata ishin 4”, e kanë marrë të mirëqenë dhe e kanë uruar Rudina Magjistarin, shkruan Albeu.com.
Moderatorja nuk ka bërë asnjë reagim dhe nuk i është përgjigjur asnjërit prej komenteve.
Kujtojmë se Rudina është nënë e një vajze 6 vjeçare të quajtur Mia me partnerin e saj, Xhavit Bajram./albeu.com.