Aspak mbarë Rruga e Arbrit, mbi 100 makina të bllokuara në Qafën e Murrizit (VIDEO)

Sot u inaugurua Rruga e Arbrit e cila zyrtarisht hapi qarkullimin.

Por, mjaftuan vetëm disa orë nga inaugurimi pompoz i 350 milionë eurove të harxhuar nga taksapaguesit shqiptarë, që kjo rrugë të bllokohej dhe të krijohet kaos.

Mbi 100 makina janë bllokuar në këto momente në aksin e sapo hapur, nga Tirana deri në Fshatin -Fshat (Klos) për shkak të borës.

Reshjet e borës të rëna gjatë ditës së sotme kanë bërë që trashësia të shkojë në rreth 15 cm, në pikën më të lartë në afërsi të antenave ku lartësia mbidetare shkon në 1260 metra.

Kjo situatë ka gjetur të pa përgatitur drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana, të cilët nuk janë të pajisur me goma dimërore dhe mjete antirrëshqitëse (zinxhirë).

Ndërkohë asnjë masë nuk është marrë për normalizimin e situatës./albeu.com


Shtuar 29.11.2021 18:20